Lajmet e funditVendi

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen 272 pajisje të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka konfiskuar 272 pajisje për minim të kriptovalutave në fshatin Trebicë të Leposaviqit, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa ka thënë se nga ky është arrestuar një person.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button