Lajmet e funditVendi

Ahmeti: Opozita ka të drejtë që shpërfaq hipokrizinë e VV-së, por rekomandimet e IKShP-së duhet t’i dëgjojmë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se nëse IKShPK thotë se është në rrezik jeta e njeriut, nuk duhet të diskutohet mbajtja e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Anash krejt argumentet që vlejnë (Hipokrizia e
VV, etj),

IKSHP (institucioni shtetëror për të vlerësuar
rrezikun e shëndetit publik) thotë se është rrezik të mbahen zgjedhjet, pse ka
diskutim politik për këtë çështje.

Në qoftë se ka vdekje (qoftë edhe një) kush e
mban përgjegjësinë?

Në qoftë se IKSHP nuk dëgjohet atëherë pse po
i dëgjojmë rekomandimet e tyre tjera?  Në
rregull është që qytetarët me bo debate për profesionalizmin e IKSHP, por
Presidentja nuk e ka atë luks.

edhe njëherë, opozita ka të drejtë që shpërfaq
hipokrizinë e VV për zgjedhjet, por kjo nuk është diskutim politik por
shëndetësor.  Edhe krejt me qenë kundër,
Presidentja ka detyrë të mbrojë jetën e secilit qytetar.

P.S: para se me shkru në komente, nga aspekti
vetjak indicidual, nuk jam fare për shtyerje por edhe ai është argument
joshëndetësor

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button