Lajmet e funditVendi

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Agim Veliu është ankuar për vendimin e kryesisë së partisë për t’ia marrë kompetencat e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë. Madje ai tashmë ka dërguar edhe një ankesë tek Kryesia e LDK-së, për këtë çështje.

Veliu ankesën e tij e ka procesuar kundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, të datës 9 qershor, për ta vënë Ekrem Hysenin në krye të Degës.

E ky vendim , sipas deputetit të LDK-së ka qenë në kundërshtim me statutin e partisë, politikisht i dëmshëm për LDK-në, joetik dhe i pamoralshëm.

Ndër të tjera, në ankesë, Veliu ka theksuar se edhe kandidati për kryetar të komunës së Podujevës ka qenë vendim i kundërligjshëm, pasi sipas tij, Hyseni është emëruar pa koordinim me Kryesinë e Degës në Podujevë.

“Më pikën 2, 3 dhe 4 të vendimit në mënyrë kundërt statutare kandidati i emëruar, në kundërshtim me dispozitat e lartcekura të statutit të LDK është autorizuar të udhëheq shtabin zgjedhor, të formojë listën e kandidatëve për asamble dhe të strukturoj shtabin zgjedhor. Të gjitha këto kompetenca me statut i takojnë Kryesisë dhe Kryetarit të Degës së LDK. Prandaj pika 1, 2, 3 dhe 4 e vendimit janë tërësisht jashtë frymës dhe përcaktimeve statutare të nenit 44 dhe nenit 45, të Statutit të LDK-së. Për këtë arsye kandidati i emëruar me pikën 1, në kundërshtim me dispozitat statutare është autorizuar të formoj, strukturoj shtabin dhe të formojë listën e kandidatëve për asamble komunale për të marr pjesë në zgjedhjet lokale”, thuhet në ankesën e Veliut, të cilin e ka publikuar ATVlive.

Të papranueshme Veliu e ka konsideruar edhe kalimin e kompetencave të kryetarit të Degës, tek kandidati për kryetar të komunës.  Kjo pasi sipas Veliut, vetëm Kuvendi e zgjedh Kryesinë, kryetarin, zv.kryetarin dhe sekretarin e Kryesisë së Degës.

“Pika 5 e vendimit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës me të cilin kandidatin e emëruar për garën për kryetarë të Komunës së Podujevës, në kundërshtim me statutin e LDK-së ia bart kompetencat të udhëheq Zyrën e LDK në Podujevë, të udhëheq Kryesinë e Degës. Pra, duke shkelur dispozitat e statutit ia kalon kompetencat e kryetarit të Degës në Podujevë tek kandidati për kryetar Komune. Kjo shkelje është e paprecedent dhe ndërhyrje direkte në kompetencën e organit tjetër të LDK-së. Neni 42.3 i Statutit vetëm Kuvendit të degës ia njeh të drejtën në fjalë. Në këtë mënyrë, neni 42.3 ka përcaktuar qartë se: ‘Kuvendi zgjedh Kryesinë, kryetarin zëvendësin e kryetarit dhe sekretarin e Kryesisë së Degës’, ndërsa neni 30 që përcakton kompetencat e kryesisë qendrore të LDK, ka paraparë se : Kryesia Qendrore në emër të LDK-së merr vendime politike dhe vendime të tjera, po që se ati nuk janë  në kompetencë të organeve të LDK-së;, ne rastin konkret është shkelur në mënyrë arbitrare dhe të pa precedent statuti i LDK-së për shkak se për këtë çështje  sipas nenit 42.3 ka qenë kompetencë e Kuvendit të Degës së LDK-së e jo e Kryesisë Qendrore”, thuhet më tutje në ankesën e Veliut.

Veliu këtë vendim të Kryesisë së LDK-së e ka cilësuar edhe si “Certifikatë të mosnjohjes”, siç ka shkruar ai në ankesë.

“Ky vendim është edhe i pamoralshëm në pikëpamje politike në raport me qytetarët e komunës së Podujevës. Përveç tjerash, ky vendim i Kryesisë Qendrore është fyerje për qytetarët e komunës së Podujevës, të cilët për 30 vite të themelimit të LDK e mbështetën, madje edhe në periudha të rënda. Ky vendim përçarës i Kryesisë Qendrore të LDK-së është ‘Certifikatë e mosmirënjohjes’ për kontributin, besnikërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme 30 vjeçare që qytetarët e Komunës së Podujevës dhanë për LDK-në. Njëjtë është fyerje edhe për mua si themelues dhe kryetar i saj. Këtë e bëri Kryesia Qendrore e LDK-së, në krye me kryetarin z. Lumir Abdixhiku”, thuhet në ankesën e tij. /Express/

Agim veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të lumir abdixhikut
Agim veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të lumir abdixhikut
Agim veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të lumir abdixhikut

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button