Lajmet e funditVendi

Agim Bahtiri për sulmin në Veri: Të zbardhet ky rast kriminal, kryerësit të dalin para drejtësisë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dënuar sulmin ndaj disa të rinjëve bjeshkatarë në veri të vendit.

Bahtiri përmes një postimi ka kërkuar nga organet e sigurisë që të zbardhet ky rast sa më shpejtë.

Ai më tej thotë se nuk duhet lejuar që grupet kriminale në veri të vendit të fuqizohen sikurse në të kaluarën.

Postimi i plotë:

E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj grupit të të të rinjve “Kosova Mountain Club” në bjeshkët afër Zubin Potokut.

Me këtë rast iu bëjë apel organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, që të zbardhet ky rast kriminal dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend, e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë. Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button