Lajmet e funditVendi

Adriatik Kelmendi: Goran Rakiq duhet të shkarkohet sonte

Gazetari, Adriatik Kelmendi, duke folur për zhvillimet e fundit në veri dhe deklaratat e Rakiq, thotë se ky i fundit do të duhej të shkarkohej deri në mesnatë.

Kelmendi tutje komentoi edhe deklaratat e Borrell për të cilat tha se kanë qenë të pritshme që nga fillimi.

Goran Rakiq i cili është ministër në qeverinë Kurti, kërkoi sot nga presidenti serb të ndërhyhej në Kosovë.

Postimi i plotë:

Mos e kemi huqur
adresën! Që Borell do ta teprojë dhe të bëjë deklarata të pamatura e kemi ditur
që nga emërimi si ndëmjetësues i BE-së dhe me statusa në Facebook s’mund t’i
bëjmë gjë.

Por pse ende qëndron
si ministër i Kosovës Goran Rakiq, i cili i kërkon presidentit të Serbisë të
ndërhyjë në Kosovë?! Alo?

S’do të duhej pritur
në mesnatë për ta shkarkuar!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button