Lajmet e funditVendi

Abrashi: Partitë të ndjekin shembullin e ShBA-së për zgjedhje, takimet me qytetarë të bëhen në botën virtuale

Emir Abrashi nga Demokraci Plus, po vlerëson se zgjedhje lokale duhet mbajtur në datën e përcaktuar, pra, 17 tetor, megjithatë masat duhet zbatuar në përpikshmëri gjatë fushatës zgjedhore të paraparë.

Tutje Abrashi në Info Magazine u shpreh se me këtë qasje, kërkesën për shtyrje të fushatës zgjedhore, partitë politike po lënë përshtypje se po vendosin shëndetin publik para interesave partiake, njofton Klan Kosova.

Por, sipas tij, kjo nuk dihet nëse vërtetë ky është qëllim i tyre apo jo.

”Ne jemi në një kohë pandemie, nuk dihet se sa do të zgjas kjo pandemi dhe nuk dihet se kur do mund të mbahet data tjetër e zgjedhjeve”.

”Kihet parasysh se partitë politike, po mundohen ta vendosin shëndetin publik para interesave partiake, të paktën kështu krijohet përshtypje”.

”Nuk e di a e kanë vërtetë këtë qëllim, megjithatë, personalisht është një nismë e mirë. Nëse nuk respektohen masat e përcaktuara nga IKSHPK, sa i përket tubimeve dhe mbledhive, edhe nëse shkurtohet fushata, prapë do të kemi ngritje të numrave”.

”Nga viti i kaluar kemi parasysh se periudha e dimrit është goxha më e rënduar me pandeminë. Duke pasur parasysh këtë gjë, nëse ne vazhdojmë me shtyrje të datës së zgjedhjeve, ne do rrezikojmë që do të hyjmë në një periudhë edhe më të keqe me numrat sa i përket pandemisë në Kosovë”.

Mes tjerash ai thotë se partitë politike në Kosovë tashmë kanë një shembull konkret nga i cili mund të mësojnë për mbajtje të zgjedhjeve në kohë pandemie, kjo duke përmendur fushatën e zgjedhjeve në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv.

”Prandaj, zgjedhjet, me datën të cilën janë thir të mbahen, mendoj se duhet të mbahen. Por, fushata me aq ditë sa caktohet, të respektohen masat në përpikshmëri. Të mos ketë tubime të shumta të qytetarëve”.

”Ne kemi pasur edhe shembullin e fushatë së SHBA-së dhe tashmë disa shtete të tjera, që kanë zhvilluar cikle zgjedhore gjatë pandemisë. Do të ishte më e mençur që partitë, tubimet me qytetarë, t’i zhvendosin në botën virtuale”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button