Lajmet e funditVendi

Abdixhiku tregon se a ishte i tensionuar takimi me Presidenten për zgjedhjet

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka folur për takimin e fundit me presidenten e vendit Vjosa Osmani. Kjo e fundit kishte mbledhur partitë politike për të vendosur nëse do të mbaheshin apo shtyheshin zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

A ishte i tensionuar ky takim?

“Unë kam pasur propozim konkret në këtë drejtim dhe këto propozime i kam mbrojtur në mbledhjen në fjalë dhe natyrisht do të isha i pakompromis ndaj secilit sa herë që tentohet të preket demokracia sepse është e patolerueshme për secilin që mban pozicion publik”, thotë Abdixhiku në emisionin Pressing në T7.

“Vetë hapja e temës është anshmëri. Kur hap një temë që s’duhej hapur atëher ki pozicion”, thotë Abdixhiku.

“Një temë si shtyrja e zgjedhjeve s’mund të hapet sepse s’e parasheh as Kushtetuta s’e parasheh as rregulli bazik demokratik. Për më tepër Kosova kishte mbajtur zgjedhje në pandemi”, shpjegon ai.

“S’mund ta cilësoj ndryshe përveçse një anshmëri drejt një drejtimi të caktuar por rezultati përfundimtar është ai që e prisnim dhe ky është lajm i mirë”, theksoi Abdixhiku.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button