Lajmet e funditVendi

Abdixhiku takohet me të rinjtë e LDK-së: Do të hapim dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të na bashkohen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot është takuar me strukturat e Forumi i Rinisë së LDK-së.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Abdixhiku diskutoi për procesin e reformimit të thellë të LDK-së, me theks të veçantë, hapjen ndaj kuadrove të reja, për sfidat që kanë në përgjithësi të rinjt si dhe prioritetet e tyre në angazhimin politik.

“Kryetari Abdixhiku u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në procese vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takuar me strukturat e Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ç’rast diskutoi për procesin e reformimit të thellë të LDK-së, me theks të veçantë, hapjen ndaj kuadrove të reja, për sfidat që kanë në përgjithësi të rinjt si dhe prioritetet e tyre në angazhimin politik.

Kryetari Abdixhiku u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në procese vendimarrëse.

Në këtë takim, me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet e Forumit të Rinisë për zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrjen e të rinjve në këtë proces.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button