Lajmet e funditVendi

Abdixhiku mbledh kryesinë për të diskutuar për procesin zgjedhor

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryesinë e partisë për të diskutuar mbi procesin zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Deri më tani janë parë të kenë arritur, Lutfi Haziri, Xhafer Tahiri dhe Ilir Ferati.

Ky takim vjen para se Abdixhiku dhe kryetarët
e partive tjera të takohen me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth
rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë për
shtyrjen e procesit zgjedhor.

Lidhur me rekomandimin e IKShPK-së, Lumir
Abdixhiku të shtunën ka thënë se ky institucion është shndërruar në instrument
të pushtetit dhe me këtë humbi secilin kredibilitet.

“IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit – dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese. Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit. Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë. Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush”, kishte shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku mbledh kryesinë për të diskutuar për procesin zgjedhor
Abdixhiku mbledh kryesinë për të diskutuar për procesin zgjedhor » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
No description available.
No description available.
No description available.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button