Lajmet e funditRajoni

Vulin – Kryeparlamentarit malazez: “Nëse mendon se Kosova është shtet, thuaje”

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin tha me rastin e kërkesës së fundit të kryetarit të parlamentit malazez Aleksa Beçiq që Serbia ta ekstradojë Svetozar Maroviqin i cili akuzohet në Mal të Zi për korrupsion.

“Nëse Beçiq mendon se e ‘ashtuquajtura Kosovë’ është një shtet, le ta thotë hapur dhe t’ua shpjegojë serbëve në Malin e Zi, dhe mos u fsheh pas historisë për pozicionin e bashkësisë ndërkombëtare. Të dyja, Rusia dhe Kina janë bashkësia ndërkombëtare, kështu që Beçiq nuk thotë se do ta respektojë qëndrimin e tyre se e ashtuquajtura Kosovë nuk është shtet “, theksoi Vulin,  njoftoi Ministria e Brendshmee Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Në vitin 2017, Mali i Zi lëshoi ​​një urdhër për Svetozar Maroviqin dhe djalin e tij Miloshin, për vuajtjen e një dënimi me burg  për keqpërdorime në Budva, që shkaktoi dëme multimilionëshe në buxhetin lokal.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button