Lajmet e funditRajoni

Vuçiqi, Gjukanoviqit: Nuk mund të imagjinohet Kosova pa shqiptarë, e as Mali i Zi pa malazezë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit malazez Milo Gjukanoviq se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë, se “nënndërgjegjja e Gjukanoviqit fshihet pas asaj deklarate, sepse ai është ai që dëshiron Malin e Zi pa serbë”.

“Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, citohet të ketë thënë Vuçiq në Kraljevë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Siç thotë ai, pas asaj deklarate qëndron “nënndërgjegjja e Milo Gjukanoviqit, i cili dëshiron dhe, shton ai, gjithmonë ka dashur dhe gjithçka që ka bërë, ai ka punuar për ekzistencën e Malit të Zi pa serbë”.

“Unë dua Malin e Zi në të cilin do të jetojnë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, vetëm se të gjithë kanë të drejtë të jenë ata që janë…”, ka thënë më tej presidenti i Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button