Lajmet e funditRajoni

“E vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna”, vëllai i viktimës rrëfen momentet e ngjarjes së rëndë në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në Fier ku një 31 vjeçar ka vrarë ish-bashkëshorten e tij.

Armando Bendaj, vëllai i viktimës akuzon gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që nuk i dhanë dënimin e merituar 31-vjeçarit pasi më herët ai ishte akuzuar për dhunë dhe armë mbajtje pa leje.

“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në 20 korrik u lirua nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë që sot bëri hatanë e madhe. Mua me tha nusja për ngjarjen. Madje me kishte kërkuar dhe mua për të vrarë.

“Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë. Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”, u shpreh vëllai i viktimës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button