Lajmet e funditRajoni

Varhelyi zbardh takimin me Ramën: Të shohim përpara për Procesin e Berlinit

Komisioni për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varheliy, ka zhvilluar një takim të shkurtër me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, përpara nisjes së Samit të Ballkanit.

Në një posim në mediat sociale, Varhelyi shkruan se ka biseduar me Ramën për planin ekonomik dhe investimet e parashikuara nga KE për rajonin.

Po ashtu në këtë takim është folur dhe për takimin që do të mbahet më 5 Korrik, për Procesin e Berlinit.

“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian, si dhe të shohim përpara në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 Korrik“, shkruan komisionieri i BE.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button