Lajmet e funditRajoni

Soreca: Institucionet e drejtësisë të punojnë bashkë, të rindërtojmë besimin në gjyqësor në Shqipëri

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të punojnë së bashku për efikasitet, integritet dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë.

Këto deklarata Soreca i bëri gjatë një takimi online me përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë. Soreca shtoi se BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor.

“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e nevojshëm për të zbatuar standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri”, ka thënë Soreca./abcnews.al/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button