Lajmet e funditRajoni

Edi Rama për Sassolin: Çfarë trishtimi, avokat i zjarrtë i Shqipërisë ndërroi jetë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Rama ka shprehur trishtim për vdekjen e Sassolit, të cilin e vlerësoi se mik dhe avokat të zjarrtë të Shqipërisë.

Kjo humbje ai tha se la një boshllëk të ndjeshëm.

“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, një evropian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm te kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte”, shkroi kryeministri shqiptar në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button