Lajmet e funditRajoni

Ngjarja në Velipojë, disa persona shoqërohen në polici

Disa persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në Velipojë.

Sipas Klan News ata janë marrë në pyetje nëse kanë pasë informacione për ngjarjen, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar edhe kamera të sigurisë së hoteleve dhe bizneseve në zonë.

Burime bëjnë të ditur se gjatë përplasjes së armatosur janë përdorur katër lloje armësh.

E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në hotelin e familjes Gocaj. Familja Ferracaku ka shkuar në hotelin e familjes dhe pas debatit verbal nisi dhe përdorimi i armëve të zjarrit. Dy familjet mësohet se prej ditësh kishin debate për zonën e plazhit dhe vendosjen e çadrave.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button