Lajmet e funditRajoni

Nga 1 korriku s’ka roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor

Që nga data 1  korrik qytetarët gjatë qëndrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të paguajnë shërbime shtesë roaming, siç janë thirrjet dhe mesazhet.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë se nga 1 korriku të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të flasin me kosto ZERO në roaming, ju uroj një javë të mbarë “, ka shkruar Rama.

Kjo gjë është arritur pas marrëveshjes për roamingun që është bërë në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button