Lajmet e funditRajoni

Mojsiloviq: Ushtria serbe është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë

Në rast të një krize të madhe në Kosovë, ushtria serbe është e gatshme t’i ofrojë ndihmë misionit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes së qytetarëve.

Kështu ka thënë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Ai për Novostin ka thënë se situata e sigurisë në Serbi dhe në rajon është stabile dhe se kërcënimet më të mëdha për sigurinë e shtetit janë pasojë e “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë”.

“Një kërcënim për sigurinë është fluksi i paligjshëm i migrantëve me të cilin po përballet i gjithë rajoni. Fakti që një numër i madh njerëzish nga këto zona janë ende të angazhuar në Lindjen e Mesme është shqetësues dhe se numri i atyre që kthehen nga fusha e betejës po rritet pas disfatës së shteteve islamike”, deklaroi ai.

Mojsiloviq deklaroi se 60 miliardë dinarë nga buxheti i ushtrisë do të shpenzohen për blerjen e armëve dhe pajisjeve të reja ushtarake.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button