Lajmet e funditRajoni

Meta: Berisha s’arriti të kontrollonte protestën e 8 janarit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka arritur ta kontrollojë protestën e 8 janarit.

“Kjo nuk është mes Bashës dhe Berishës, bëhet për ta banalizuar problemin. Unë kam qenë kryeministër, unë kam qenë në shumicë dhe jo pakicë, fitova edhe kundër Fatos Nanos, unë e dhashë dorëheqjen. Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, dualizmi. Është e vërtetë që është zgjedhur në krye të PD se ka pasur përkrahjen e Berishës, Flamur Nokës, Albana Vokshit etj. Papritur çdo arsye, këta ia heqin këtë përkrahje por vënë në pikëpyetje gjithë legjitimitetin e tij”.

Ndërsa, për Bashën  presidenti deklaroi se është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij.

“A tha nuk do të ketë kuvend se s‘dua të përçaj partinë, shpalli vet kuvend. Ça janë këta, struktura paramilitare. Unë nuk e kam fshehur që kam dobësi për doktorin, por kur bën një organizim të tillë nga fillimi në mënyrën më paqësore, vijnë protestuesit që në 10;30 kur është paralajmëruar në orën 12. Kjo është histori e vjetër”, tha Meta.

Kujtojmë se protesta e 8 janarit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha degradoi në dhunë dhe shpartallim të godinës së Partisë Demokratike, me qëllim sipas tyre për të hyrë në shtëpinë e lirë të demokratëve.

Qindra demokratë me çekiç dhe hekura tentuan të hyjnë brenda godinës nga kati i parë dhe me shkallë nga kati i dytë, ndërsa mbështetësit e Bashës u kundërpërgjigjën nga brenda selisë.

Vetëm ndërhyrja e policisë me kërkesë të deputetëve brenda selisë blu, solli normalizimin e situatës së rënduar./tch/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button