Lajmet e funditRajoni

Mandati në Këshillin e Sigurimit, SHBA: Mirëpresim të shërbejmë së bashku me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën marrjen nga Shqipëria të mandatit të anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nga amabsada e SHBA-së në Tiranë kanë deklaruar përmes një postimi në Facebook se mirëpresin të shërbejnë bashkë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë”, deklaroi sot ambasada amerikane në Tiranë.

Ky vit ka nisur mbarë për Shqipërinë, pasi nga sot do të nisë për herë të parë mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se Shqipëria do ta shfrytëzojë këtë moment për të avancuar çështjen e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button