Lajmet e funditRajoni

Von der Leyen takon Metën: Prioritet vaksinimi, vendet e punës dhe zhvillimi ekonomik

Pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është takuar në presidencë me presidentin Ilir Meta.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, shefja e KE-së shprehet se BE është në anën e Shqipërisë, teksa rendit edhe prioritetet e përbashkëta që nga pandemia, krijimi i vendeve të puëns dhe zhvillimi ekonomik.

“Ne punojmë krah për krah për të siguruar një shërim të qëndrueshëm nga pandemia. Europa është në anën tuaj, me 430 000 doza të dhuruara për Shqipërinë. Prioritetet tona të përbashkëta: Shpejtoni vaksinimin; Krijimi i vendeve të punës dhe rritja me Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Europian ndodhet në një vizitë në Shqipëri në nisje të turit ballkanik, para samitit të BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button