Lajmet e funditRajoni

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke njohur si fituese të 74 mandateve Partinë Socialiste.

Mësohet se edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçit i është certifikuar mandati i deputetit, për shkak se nuk ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen.

Ai do të paraqitet në seancën plenare në shtator, por nuk do ta bëjë betimin, duke zgjedhur në këtë mënyrë që lamtumirën e fundit ta japë atje ku edhe e nisi karrierën e tij politike.

Kujtojmë se Ruçi njoftoi largimin e tij nga politika gjatë Kongresit së PS-së, në stadiumin Air-Albania, disa ditë më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button