Lajmet e funditRajoni

Konfirmohet prania e variantit Omicron të Coronavirusit në Shqipëri

Omicron mbërrin në Shqipëri. Varianti i fundit i koronavirusit ndodhet tashmë edhe në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy raste. Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mëngjesin e sotëm, gjatë daljes publike.

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta.

Prania e Omicron është konfirmuar pas dërgimit të mostrave në Gjermani. Sipas Rakacollit situata paraqitet e qëndrueshme si në rastet ditore dhe në rastet që kërkojnë trajtim spitalor.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button