Lajmet e funditRajoni

​Greqia goditet sërish nga një tërmet i fortë

Greqia është goditur sot nga një tërmet i ri i fortë me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, ka bërë të ditur Instituti Evropian Sizmologjik.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 17:45, rreth 85 kilometra në lindje të qytetit më të madh në ishullin Kreta, Heraklion, dhe për momentin nuk ka të dhëna për dëme apo lëndime të mundshme, njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik në Twitter.

Ditët e mëparshme Greqia u godit nga një sërë tërmetesh të forta, kryesisht në zonën përreth ishullit Kreta.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button