Lajmet e funditRajoni

Gazetari grek shpërfaq racizmin: Kush kapet me armë dihet që është shqiptar

Gazetari i njohur grek, Nikos Evangelatos, ka shpërfaqur racizmin, përmes një deklarate ndaj shqiptarëve.

Derisa po lexonte live raportet e policisë, mes të cilave edhe kapjen e një shqiptari me armë, ai provokoi në rrjetet sociale kur tha se “kush kapet me armë dihet që është shqiptar”.

Madje, ai tha se “kjo është krejt e zakonshme që të kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.

Pas kësaj deklarate, Evangelatos u kritikua për qëndrimet e tij raciste, shkruajnë mediat greke.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button