Lajmet e funditRajoni

Ky është personi që qëlloi me armë drejt zyreve të PD-së

Drejt shtetasit Bledi Oshtuni është qëlluar me armë zjarri dhe ai ka mbetur i plagosur në këmbë. Është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Ndriçim Jonuzi, por njihet edhe si Ndriçim Tahiri, i lindur në Kavajë, i cili është shpallur në kërkim. Burime për Top Channel bëjnë me dije se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.

Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.

Ky është personi që qëlloi me armë drejt zyreve të pd-së

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button