Lajmet e funditRajoni

Edi Rama nis ditën me mesazhin ‘Shqipëria fito’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me një mesazh të ri.

Ai në profilin e tij të Facebookut ka përditësuar fotografinë e ballinës duke vendosur mesazhin “Shqipëria fitoi”.

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rama me anë të një fjalimi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka thënë se, kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të këtyre katër vjetëve.

“Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, por bëre gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm, në kohën e duhur, e kësaj humbjeje aspak turpëruese, thjesht e zvogëlon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mund të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje si Partia Socialiste”, deklaroi Rama.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar rezultatet nga numërimi i 5,198 qendrave të votimit nga 5,199 sa janë në total.

Partia Socialiste konfirmohet forcë e parë politike në Shqipëri me 768,017 vota ose 48.68 për qind që i sigurojnë 74 mandate në Kuvendin e ri me 140 ulëse.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button