Lajmet e funditRajoni

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës jep dorëheqje morale

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florim Besimi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e punës, duke thënë se ndien përgjegjësi morale për ta bërë këtë.

“Të nderuar, me dhimbje të pashuar për çdo viktimë dhe çdo familjarë të tyre, ju informoj se për shkak të kësaj përgjegjësie morale që e ndjej, jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë. Pas kësaj ngjarje të tillë tragjike dhe fatkeqe, ky vendim është i pashmangshëm”, ka shkruar Besimi.

Florim Besimi shprehu ngushëllimet e tij për jetët e humbura.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të të gjithë të punësuarve nga Spitali Klinik i Tetovës, edhe njëherë të shpreh ngushëllimet deri te familjet e viktimave që humbën jetët e tyre në ngjarjen tragjike që ndodhi në Spitalin modular për COVID në Tetovë”.

“Si mjek, i cili tërë jetën time profesionale i’a kam përkushtuar shërimit të bashkëqytetarëve tanë dhe si njeri i parë i Spitalit Klinik të Tetovës, me të cilin udhëheq gjatë viteve të fundit, ndjej përgjegjësi morale nga ngjarja e tmerrshme në të cilën u shuan jetë njerëzish”.

“Dorëheqja ime nuk do t’i ngushëllojë familjet, por besoj se do të vendos një linjë morale të cilën të gjithë ne si shoqëri e kemi harruar”.

“Humbja e jetës njerëzore në një gjendje të tillë është tragjedi e madhe.Funksioni nuk qëndron para dinjitetit dhe humanitetit.Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë”.

“Unë me besim të plotë tërë jetën time e kam vënë në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe të shoqerisë tonë. Shpreh respekt dhe ngushëllime ndaj tetovarëve të mi dhe unë do të mbetem në shërbim të përhershëm të tyre”.

“Zoti e bekoftë Tetovën time dhe tetovarët e mi!Me bashkëndjesi të thellë dhe sinqeritet,Florin Besimi”. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button