Lajmet e funditRajoni

Daçiq: Bashkësia ndërkombëtare të vendosë – luftë apo paqe

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

Ai u shpreh se, bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masat më të forta për të ndaluar lëvizjet e njëanshme që do të sjellin të gjithë rajonin në një situatë “luftë ose paqe”.

Siç tha ai, bashkësia ndërkombëtare  vërtetë duhet të marrë një vendim kyç për atë që dëshiron në Kosovë – luftë apo paqe, raporton Tanjug.

Ndërsa Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës “ka të bëjë me kriminalizim të veriut”.

Sipas tij, derisa Beogradi po shikon të zgjidhë problemet përmes dialogut, kryeministri i Kosovës këtë po mundohet ta bëjë përmes shkaktimit të krizave.

Madje, ai ka thënë se ky aksion është “hakmarrje” për siç ka thënë ai “humbjen që Serbia ia shkaktoi Kosovës në Bruksel në lidhje me marrëveshjen për targat”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button