Lajmet e funditRajoni

PS “çimenton” fitoren në Vlorë, Berat e Gjirokastër, ja si ndahen mandatet

Në Berat, Vlorë dhe Gjirokastër vijon numërimi i votave, ndërsa konfimohet vazhdimisht epërsia e PS. Sipas të dhënave deri në orën 21:00, në Gjirokastër PS merr 3 mandate, në Berat 4 mandate dhe në Vlorë 8 mandate.

Gjirokastër

Në këtë qark kanë numëruar 181 kuti votimi, nga 207 që janë në total dhe PS ka mundur të sigurojë 21973 vota, ose 55.9%, të përkthyera në mandate deputetësh, ka marrë tre.

Ndërsa PD ka marrë 11056 vota, ose 28.1%, të përkthyera në mandate deputetësh ka arritur të marrë 1.

Kurse Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundur të marrë 5143 vota, ose 13.1%, por që s’ka mundur të sigurojë një mandat.

Berat

Në Berat deri më tani janë numëruar 168 qendra votimi nga 277 që janë gjithsej. Nga këto PS ka mundur të marrë 25791 vota, ose 56.2%, të përkthyera në mandate deputetësh 4.

Ndërsa PD ka arritur të sigurojë 13065 vota, ose 28.5%, të përkthyera në mandate deputetësh 2.

Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 5954 vota, ose 13.0% duke e siguruar kështu një mandat në këtë qark.

Vlorë

Në Vlorë deri më tani janë numëruar 391 qendra votimi nga 445 që janë gjithsej. Nga këto PS ka mundur të marrë 50713 vota, ose 57.9%, të përkthyera në mandate deputetësh 8.

Ndërsa PD ka arritur të sigurojë 27619 vota, ose 31.5%, të përkthyera në mandate deputetësh 4.

Kurse LSI ka mundur të sigurojë vetëm 5276 vota, ose 6.0% duke e bërë të pamundur marrjen e një mandati në këtë qark, ndonëse janë ende kuti për t’u numëruar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button