Lajmet e funditRajoni

Burri nga Dibra djeg me acid në fytyrë ish-bashkëshorten

Një person është arrestuar nga Policia pasi ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Agim Kaleci, sepse ka djegur me acid në fytyrë ish-gruan.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, pasditen e kësaj të enjteje.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button