Lajmet e funditRajoni

Aksident në Lushnje, furgoni përplas për vdekje gruan që po kalonte rrugën

Një e moshuar ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat në dalje të Karbunares ku një automjet tip furgon ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në momentin që e moshuara po përpiqej që të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe moshën e viktimës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button