Lajmet e funditRajoni

Abazoviqit i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit të Tiranës” nga Veliaj

Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këtë të martë ka marrë një çmim nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Abazoviqit nga Veliaj iu nda çmimi “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, teksa bëhet edhe personi i parë nga Mali i Zi që merr këtë çmim, njofton Klankosova.tv.

“Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, ka shkruar Abazoviq krahas fotografisë me Veliajn.

Ndërsa Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet një cicërime thotë se Abazoviq vuri në dukje se ky çmim duhet të hapë zemrat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Sot, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq iu dha Çelësi i Qytetit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj. Abazoviq vuri në dukje se Çelësi simbolik i Qytetit të Tiranës duhet të hapë zemrat e qytetarëve të dy vendeve”, thuhet njoftimin e Qeverisë të bërë publik në Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button