BotaLajmet e fundit

19 vjeçari i armatosur tenton të hyjë në Kështjellën e Mbretëreshës së Britanisë

Një person i armatosur është arrestuar sot në territorin e Kështjellës në Windsor.

I dyshuari 19 vjeçar i cili dyshohet se mbante një armë sulmuese, tani po mbahet në paraburgim policor.

Ai nuk ka arritur të hyjë në asnjë ndërtesë ka konfirmuar Policia.

Mbretëresha aktualisht po feston Krishtlindjet në Kështjellën Windsor, së bashku me Princin Charles dhe Camillan.

Ata gjithashtu janë të shoqëruar nga Princi Edward dhe gruaja e tij Sophie me fëmijët e tyre Louise dhe James.

Familja mbretërore është informuar për atë që ka ndodhur.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button