BotaLajmet e fundit

Ushtarë gjermanë kërcënojnë qeverinë për masat anti-covid

Ministria gjermane e Mbrojtjes njoftoi se po heton një video e cila tregon një ushtar duke kërcënuar qeverine me qëllimin që të anullojë masat kundër koronavirusit dhe vaksinimin e detyrueshëm për trupat ushtarake.

“Videoja përmban kërcënime kundër shtetit kushtetues, gjë që është e papranueshme”, thuhet në një deklaratë te ministres te postuar në Twitter, ku nuk jepen megjithatë detaje të mëtejshme në lidhje me hetimin në vazhdim.

Në videon, tashmë të shpërndarë gjerësisht, një burrë, i cili identifikohet si oficer dhe i veshur me uniformë ushtarake, shihet duke i dhënë ekzekutivit një ultimatum për të anuluar masat anti-pandemisë dhe kërcënon se ai dhe shokët e tij do të marrin masa nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Ushtria gjermane është përballur me një sërë incidentesh të ekstremit të djathtë gjatë viteve të fundit e dhjetëra ushtarë janë pezulluar për lidhje me grupe të tilla. Qeveria federale vendosi kufizime më të ashpra këtë muaj dhe e bëri të detyrueshëm vaksinimin për disa profesione, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe personelin ushtarak.

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i rasteve të Omicron po dyfishohet çdo dy deri në tre ditë dhe se lloji i ri i koronavirusit është në gjendje të shkaktojë një valë të pestë masive të pandemisë në fillim të janarit. Instituti Robert Koch raportoi 42,770 infeksione të reja ditore me koronavirus dhe 383 vdekje të enjten, por gjithashtu vuri në dukje se numrat janë të paplotë për shkak të parregullsive të raportimit për festa.

Ushtarë gjermanë kërcënojnë qeverinë për masat anti-covid
Ushtarë gjermanë kërcënojnë qeverinë për masat anti-covid » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Ushtarë gjermanë kërcënojnë qeverinë për masat anti-covid
Ushtarë gjermanë kërcënojnë qeverinë për masat anti-covid » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button