BotaLajmet e fundit

Udhëtim në skaj të hapësirës, ja sa kushton ‘bileta e ëndrrave’

Një kompani amerikane me seli në Florida, SHBA po planifikon të dërgojë pasagjerë në skaj të hapësirës përmes një versioni të teknologjisë së lartë të një tullumbace me ajër të nxehtë, me një pilot dhe deri në tetë udhëtarë që hipin në një kapsulë në formë të balonit.

Kompania e fluturimeve hapësinore, Space Perspective ka filluar rezervimet për Anijen Hapësinore Neptun teksa fluturimet do të realizohen në fillim të vitit 2024, ku çmimi i një biletë për një person kap shifrat prej 125 mijë dollarësh, raporton CNN.

Fluturimi i parë provues u realizua më 18 qershor nga Space Coast Spaceport në Titusville, Florida. Fluturimi që zgjati 6 orë dhe 39 minuta ishte fantastik, ku kamerat në bord kapën një imazh mahnitës të Tokës gjatë lindjes së diellit.

Perspektiva Hapësinore thotë se fluturimi provues është një moment historik para se të realizohen shëtitjet në hapësirë.

“Ne jemi të përkushtuar për të ndryshuar thelbësisht mënyrën se si njerëzit kanë qasje në hapësirë ​​- si për të kryer kërkime shkencore ashtu edhe për relaksim,” tha themeluesi i Space Perspective dhe bashkë-CEO Jane Poynter vitin e kaluar.

Ndërsa fluturimet e para të Space Perspective do të fillojnë nga Florida, kompania po planifikon për shtimin e kapaciteteve njerëzore që do të fluturojnë.

Udhëtimi mbi 6 orë do të përfshijnë një qëndrim 2 orësh rreth 99 % në afërsi të atmosferës së Tokës.

Kapsula është me diametër pesë metra, shkruan CNN.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button