BotaLajmet e fundit

Termocentralet mbesin pa karburant, libanezët mbesin pa energji elektrike – kjo pritet të zgjasë disa ditë

Libani nuk ka energji elektrike pasi dy termocentralet më të mëdhenj të vendit u mbyllën për shkak të mungesës së karburantit, tha një zyrtar qeveritar.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë për disa ditë, shtoi zyrtari.

“Rrjeti energjetik libanez ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që ai të vihet përsëri në funksion deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë”, citohet të ketë thënë zyrtari.

Termocentrali është ndalur në Zahrani, pasi uzina e Deir Ammar u ndal së punuari të premten si rezultat i mungesës së karburantit.

Zyrtari tha se kompania shtetërore e energjisë elektrike do të përpiqej të përdorte rezervën e karburantit të ushtrisë për të operuar përkohësisht termocentralet, por kjo nuk do të ndodhte së shpejti.

Shumë libanezë normalisht mbështeten në gjeneratorë privatë që punojnë me naftë, edhe pse kjo është në furnizim të shkurtër.

Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike, e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant të importuar janë zvogëluar.

Ndërkohë monedha libaneze ka rënë në vlerë me 90% që nga viti 2019.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button