BotaLajmet e fundit

Shqiptari 25 vjeçar zbulon arsyen pse qëlloi me thikë nënën e tij në SHBA

Emiliano Domi, shqiptari 25-vjeçar që tentoi të vriste nënën e tij në SHBA ka folur para hetuesve duke treguar shkaqet e kësaj ngjarje. Ai ka thënë se ajo ka qeshur me të dhe kjo e ka nxehur ndaj e ka shtyrë në tokë.

Domi u tha hetuesve se kishte marrë një thikë kuzhine duke goditur nënën e tij dhe më pas ishte larguar nga shtëpia.

Në një deklaratë të Policisë shkruan se Domi ishte përballur me gruan për lëvizjen e një xhakete në divanin e dhomës së ndenjes. Nëna e tij “qeshi me të, gjë që bëri që Emilianon të zemërohej (dhe ai) e shtyu atë në tokë”.

“Doja ta vrisja” mësohet t’i ketë thënë Domi policisë.

Sipas raportimeve shqiptari ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button