BotaLajmet e fundit

Shkon mbi 812 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në ShBA

812 mijë është numri i viktimave nga COVID-19 në Amerikë.

Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 905 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 812 mijë e 69.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 51.54 milionë, me mbi 271 mijë raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri, me mbi 5,24 milionë raste të konfirmuara dhe 75.958 të vdekur.

Deri më tani në Amerikë më shumë se 241 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, mbi 204 milionë dozën e dytë dhe mbi 63 milionë kanë marrë tre doza.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button