BotaLajmet e fundit

Shembja e pallatit në Miami, kërkohen përgjigje për shkaqet

Kërkimet masive për të mbijetuar, po hasin një sërë sfidash të rrezikshme. Ekipet janë në luftë me kohën me shpresën për mrekulli.

“Me këtë kërkim, në këtë lloj shembjeje e kemi shumë e vështirë”, tha Alan Cominsky, shef i zjarrëfikësve.

Shiu dhe era komplikojnë punën. Lëvizja e betonit dhe hekurit rrezikon jetën e kërkim-shpëtuesve. Ata përballen edhe me disa zjarre të ndezura nga përzierja e materialeve në rrënoja. Në zonë ka mbërritur dhe asistenca federale, që sjell një rreze shprese.

“Njerëzit që janë këtu janë shumë të aftë dhe të trajnuar, janë ata që shkojnë nëpër botë sa herë që ndodh ndonjë problem. Ata vazhdojnë të besojnë se ka njerëz që ata mund t’I shpëtojnë.”u shpreh kryebashkiakja e Miami-Dade.

Teksa ekipet e shpëtimit vijojnë pa ndalim punën e tyre, shtohet presioni ndaj autoriteteve për të zbardhur shkaqet e shembjes së pallatit 12-katësh.

Guvernatori i shtetit amerikan të Floridas, Ron DeSantis, tha se fokusi mbetet gjetja e personave të shpallur të zhdukur, ndërsa më pas do të hetohen shkaqet. Godina, e ndërtuar në vitin 1981, po kalonte në një proces rishikimi në linjë me rregullat për sigurinë e qytetit të Majemit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button