BotaLajmet e fundit

ShBA-ja pritet të këshillojë qytetarët të shmangin udhëtimet në 80 për qind të vendeve në botë

Departamenti i shtetit në SHBA do të këshillojë amerikanët të shmangin 80 për qind të vendeve në të gjithë botën për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një shënim për media në lidhje me udhëzimet e saj të azhurnuara të udhëtimit, departamenti tha se pandemia vazhdoi të “përbënte rreziqe të papara për udhëtarët”.

Udhëzimi aktual i SHBA-së, për ndalimin e udhëtimeve, mbulon 34 nga 200 vende.

Pandemia e coronavirusit tani ka lënë më shumë se tre milionë persona të vdekur në botë – më shumë gjysmë milioni është raportuar në SHBA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota “po i afrohej shkallës më të lartë të infeksionit”, deri më tani, pavarësisht programeve globale të vaksinimit.

Ndryshe, SHBA-ja ka regjistruar deri më tani 31.7 milionë raste me coronavirus si dhe 567 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button