BotaLajmet e fundit

ShBA-ja dhe Franca shënojnë rekorde të infeksioneve

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë raportuar shifra rekorde të rasteve me Covid-19 përderisa varianti Omicron po vazhdon të përhapet.

Sipas Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 440.000 raste të reja të hënën. Megjithatë, zyrtarët thonë se kjo shifër mund të jetë e fryrë për shkak të vonesave në raportim gjatë Kërshëndellave.

Në anën tjetër të botës, Franca e ka raportuar numrin më të madh të rasteve në Evropë. Ky shtet shënoi gati 180.000 raste të martën. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, më herët ka paralajmëruar se vendi mund të shënojë nga 250.000 raste në ditë nga fillimi i janarit.

Italia, Greqia, Portugalia e Anglia gjithashtu raportuan shifra rekorde të martën, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rreziku nga varianti Omicron mbetet shumë i lartë.

Sipas përditësimeve të reja, numri i infeksioneve të reja të të gjitha varianteve është rritur për 57 për qind në javën para 26 dhjetorit në Evropë, ndërsa për 30 për qind në Amerikën Veriore e Jugore.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button