BotaLajmet e fundit

Rrëzimi i avionit në Milano, zbulohet komunikimi i fundit i Kullës së Vrojtimit me pilotin

Një avion me 8 pasagjerë në bord u rrëzua dje në Milano të Italisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:07 të mesditës. Kanë kaluar vetëm disa orë nga aksidenti tragjik dhe është zbardhur komunikimi i fundit mes Kullës së Vrojtimit dhe pilotit që drejtonte avionin.

Mediat italiane raportojnë se tre minuta pasi ishte ngritur në fluturim, avioni Pilatus rumun PC -12 filloi të shfaqte devijime nga rruga e paracaktuar madje edhe të dërgonte parametra jonormalë në qendrën e vrojtimit.

“Pse devijove? Për të shmangur trazirat?” kishin pyetur nga Kulla e Vrojtimit. Por përgjigjia e vetme e pilotit kishte qenë thjesht një “Jo”. Dhe për më pak se një minutë më vonë avioni zhduket nga vëzhguesit pas asnjë shenjë.

Raportet e motit tregojnë se në zonë po binte shi, era ishte e lehtë dhe retë ishin të ulëta. Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik mund të ketë qenë një problem me motorin e avionit, pasi sipas raporteve paraprake diçka e papritur ka ndodhur me avionin sa piloti nuk pati kohë as të dërgonte sinjalin”SOS”. Megjithatë një përgjigje përfundimtare mund të jepet pas kontrollit në kutinë e zezë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button