BotaLajmet e fundit

Rreth shqetësimeve ndaj vaksinës kundër Covid-19 të AstraZeneca deklarohet edhe Anthony Fauci

Vaksina kundër Covid-19 e AstraZeneca ka të ngjarë të jetë shumë e mirë, por një bord i pavarur i rishikimit ishte i shqetësuar për mënyrën se si prodhuesi i ilaçeve paraqiti të dhënat në një njoftim për shtyp këtë javë, tha zyrtari i lartë i shëndetit amerikan Dr Anthony Fauci.

“Kjo ka të ngjarë të jetë një vaksinë shumë e mirë”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për ABC News, përcjell Telegrafi.

Por bordi i monitorimit të të dhënave dhe sigurisë “u shqetësua” se të dhënat në deklaratën publike të AstraZeneca “ishin disi të vjetruara dhe në fakt mund të ishin pak mashtruese”, shtoi ai.

Ndërkohë, siç shkruajnë mediat, AstraZenca ka thënë se do të angazhohet me panelin e pavarur dhe do të ndajë analizën e saj kryesore me të dhënat më të azhurnuara me ta.

Kompania tha se të dhënat ishin bazuar në një analizë deri më 17 shkurt, duke shtuar se ajo kishte shqyrtuar vlerësimin paraprak të analizës primare dhe e gjeti atë në përputhje me raportin e ndërmjetëm.

“Ne menjëherë do të angazhohemi me bordin e pavarur të monitorimit të sigurisë së të dhënave … Ne kemi ndërmend të nxjerrim rezultatet e analizës primare brenda 48 orësh”, citohet të ketë thënë kompania e barnave

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button