BotaLajmet e fundit

Nga sot rregulla të reja në Itali, protestat anti Green Pass nuk ndalen

Prej ditës së sotme Italia nis zbatimin e masave më lehtësuese ndaj pandemisë globale.

Muzetë, teatrot, kinematë hapen me kapacitet të plotë 100% për publikun, ndërsa stadiumet do të pranojnë deri në 75% të sportdashësve ndërsa në ato të mbyllura deri në 60%.

Do të hapen gjithashtu diskotekat, të cilat nisin punën pas dy vite mbyllje, e do të kenë një kapacitet të pranimit të 50% të klientëve të mundshëm që mund të mbaj struktura e tyre.

Zbatimi i këtyre masave të reja vjen pak orë pas një proteste të dhunshme që u mbajt nga aktivistët NO Vax e No Green Pass në Romë, e ku u plagosën 38 punonjës policie e u arrestuan 12 manifestues nën akuzën për akte dhune e prishje të rendit e sigurisë publike. 600 manifestues të tjerë janë identifikuar e po hetohen të lirë.

Forca politike Forza Nuova, një nga palët pjesëmarrëse të ngjarjes së dhunshme në Romë, ka informuar se protestat urbane nuk do të ndalen deri sa të detyrojnë qeverinë të pezulloj hyrjen në fuqi më datë 15 tetor të Green Pass të detyruar për të gjithë punonjësit e sektorit publik e privat.

Kjo forcë politike me një komunikatë për mediet ka informuar se revolta popullore kundër përdorimit të detyruar të Grenn Pass nuk do të ndalet”.

Gjatë protestës së dhunshme të shtunën e fundit në Romë, e ku morën pjesë rreth 10 mijë protestues, një grup prej tyre pushtoj e shkatërroj selinë qendrore të Konfederatës sindikaliste italiane, akt që u dënuar nga Kryeministri Mario Draghi si një “shkelje e demokracisë e i të drejtave të punonjësve.”

Ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës Sindikaliste italiane, Maurizio Landini, akti i dhunshëm i shkatërrimit të selisë qendrore të CGIL, “është një fyerje për Kushtetutën, plagosje e demokracisë e dhunim i sistemit të punës e i të drejtave të punonjësve”.

Gjatë ditës së sotme ( ora 12.15) kryeministri Mario Draghi ka informuar se do të vizitoj selinë e Konfederatës së Sindikatave Italiane në Romë, shkatërruar pak orë më parë nga manifestuesit No Vax e No Green Pass e do të takohet me përfaqësues të sindikatave e Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës CGIL.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button