BotaLajmet e fundit

Rinisja e mësimit në Greqi, 14 mijë nxënës dhe mësues rezultojnë të infektuar

14 mijë nxënës dhe mësues rezultuan të infektuar me Coronavirus, një ditë përpara rinisjes së procesit mësimor në Greqi, pas festave të fundvitit.

Autoritetet në Greqi kishin vendosur që me hapjen e shkollave, nxënësit dhe mësuesit të kryenin teste në shtëpi.

Problemi kryesor ishte që këta persona nuk e dinin që ishin të infektuar dhe qarkullonin lirisht në shoqëri, raporton a2news.

Megjithatë, Ministria e Arsimit në Greqi konfirmon se mësimi do të vijojë pasi sipas saj nxënësit janë më të mbrojtur brenda ambienteve të shkollave sesa jashtë.

E gjithë administrata arsimore, përfshirë nxënësit, do t’i nënshtrohet një testi të dytë të ri pasditen e sotme dhe pritet që numri i të infektuarve të jetë më i lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button