BotaLajmet e fundit

Rafte të zbrazura në marketet amerikane, pengesa në zinxhirin furnizues

Blerësit në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara po përballen me mungesë alarmuese të prodhimeve elementare ushqimore, pasi një varg faktorësh po i rëndojnë problemet e zinxhirit furnizues.

Stuhitë e ashpra dimërore e kanë penguar transportimin në disa pjesë të vendit javën e kaluar, ndërsa rritja e numrit të të infektuarve me variantin Omicron ka bërë që miliona njerëz të mungojnë në punë, me ç’rast janë prekur aktivitetet themelore si transportimi i produkteve, shkarkimi dhe vendosja në depo.

Rafte të zbrazura në marketet amerikane, pengesa në zinxhirin furnizues

Të hënën, Shtetet e Bashkuara shënuan rekord prej 1.46 milion rastesh me Covid-19 dhe një ekspert ekonomik ka parashikuar se pesë milion njerëz ose 3 për qind e fuqisë punëtore do të lajmërohen si të sëmyrë këtë javë përderisa virusi vazhdon të përhapet, shkruan Daily Mail.

Rafte të zbrazura në marketet amerikane, pengesa në zinxhirin furnizues

Rrjeti i dyqaneve “Albertsons”, që ka pronësi disa kompani, tha të martën se varianti Omicron ka paraqitur pengesë në rimëkëmbjen e zinxhirit furnizues dhe pret që problemet të vazhdojnë për një periudhë më të gjatë.

“Ka më shumë sfida për furnizim dhe do të prisnim më shumë të tilla gjatë katër ose gjashtë javëve të ardhshme”, tha Vivek Sankaran, shef ekzekutiv i rrjetit “Albertsons”. Ai gjithashtu tha se kompania është përballur me mungesë të produkteve të caktuara për disa muaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button