BotaLajmet e fundit

Qeveria e Sllovakisë kërkon falje për ligjet kundër hebrenjve

Qeveria e Sllovakisë ka kërkuar falje për legjislacionin e Luftës së Dytë Botërore që, u ka mohuar të drejtat hebrenjve në këtë shtet.

Duke shënuar përvjetorin e 80-të të “Kodit të Hebrenjve”, të miratuar më 9 shtator të vitit 1941, Qeveria ka thënë përmes një deklarate se “ndjen obligim moral që të shprehë pikëllim për krimet e kryera nga regjimi i kaluar”.

Kodi u ka parandaluar hebrenjve qasjen në edukim dhe ka autorizuar bartjen e pronave të tyre te pronarët që nuk kanë qenë hebrenj.

Qeveria ka thënë se ky përvjetor është mundësi për të kujtuar krimet kundër hebrenjve sllovakë.

Sllovakia ka bashkëpunuar me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky vend ka dërguar rreth 70,000 qytetarë të saj hebrenj në kampe përqendrimi, ku shumica prej tyre kanë vdekur më pas aty.

Ky Kod konsiderohet të ketë qenë ndër më të ashprit kundër hebrenjve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button