BotaLajmet e fundit

Putin: Gati të ekstradojmë të gjithë hakerat nëse edhe ShBA bën një gjë të tillë

Presidenti rus, Vladimir Putin foli gjatë një interviste për mediat vendase për çështjen e piratëve informatikë që janë kthyer në një problem madhor në mbarë botën.

Një pjesë e këtyre hakerave e kanë qendrën në Rusi dhe Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera perëndimore kanë kërkuar arrestimin e tyre.

I pyetur në televizionin shtetëror, lideri i Rusisë u shpreh se është i gatshëm të arrestojë dhe të ekstradojë në SHBA të gjithë kriminelët kibernetikë nëse kjo gjë bëhet dhe nga pala tjetër.

Presidenti Putin pritet që këtë javë të takohet me homologun Biden në Gjenevë të Zvicrës, dhe sipas Shtëpisë së Bardhë në këtë takim do të diskutohet dhe për temën e hakerave.

Kjo çështje është në qendër të vëmendjes, pasi një grup kriminal kibernetik që autoritetet amerikane thanë se operon nga Rusia, sulmoi rrjetin e një gazsjellësi në SHBA duke kërkuar një shpërblim. Disa javë më pas hakerat sulmuan edhe fabrikën më të madhe për përpunimin e mishit në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button