BotaLajmet e fundit

Princi Philip nderohet me monedhë speciale

Thesari i Britanisë e ka zbuluar një monedhë të re të koleksionit special në nder të Princit Philip, i cili kishte vdekur në muajin prill në moshën 99 vjeçare.

Ata thanë të shtunën se dizajni i monedhës pesë poundëshe ishte aprovuar nga vetë Princi Philip në vitin 2008, ndërsa monedha përmban një portret origjinal të tij që është pikturuar nga artisti Ian Rank-Broadley.

Kjo monedhë është promovuar në Ditën e Forcave të Armatosura në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithëse është kartëmonedhë ligjore, ajo është projektuar si koleksion ose dhuratë me edicion të limituar dhe nuk do të hyjë në qarkullim të përgjithshëm, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Philip ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabetë II për 73 vjet. Në anën tjetër të monedhës është i stampuar monarku 95 vjeçar, siç është zakon në monedhat britanike.

Shefi i Thesarit, Rishi Sunak, tha se ky është një nder për Dukën e Edinburgut dhe mbretëreshën e tij të cilët kanë frymëzuar shumë njerëz gjatë shërbimit për kombin.

Monedha do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të Royal Mint, si dhe zyrat postare në Mbretëri të Bashkuar dhe aksionistëve specialë në Commonwealth dhe në të gjithë botën.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button